Auto

Tesla planifikon mbulojë tërë Evropën me stacione për mbushje të veturave elektrike

Descriptive Text

Elon Musk zbuloi se Tesla ka planifikuar të shtrijë rrjetin e mbushësve për veturat elektrike për të mbuluar 100% Evropën vitin e ardhshëm.

“Nga Irlanda në Ukrainë, nga Norvegjia në Turqi”, tha Musk në një postim në Twitter.

Prodhuesi i njohur i automjeteve elektrike po përgatitet për lansimin e Model 3 në Evropë.

Këto stacione të mbushësve do të pajisen me teknologjinë CCS të mbushjes së shpejtë së bashku me modelet Evropiane që do të kenë portet CCS.

Gjithashtu, Tesla ka në plan të hapë infrastrukturën e stacioneve për mbushje edhe për prodhues të tjerë por ende nuk ka diçka konkrete./pcworldalbanian