Auto

Audi përgatit crossover-in elektrik të madhësisë së Q2

Një vit më parë, ka pasur vetëm një SUV elektrik - Modeli Tesla X, por këtë vit kemi Jaguar I-Pace, dhe në dy vjetët e ardhshëm do të vijnë edhe nëntë të tjerë.

Disa nga "veteranët" e industrisë së automobilave siç është Mercedes-Benz, por edhe disa "fëmijë" të rinj si Rivian amerikan vijnë në këtë segment dhe në këtë histori nuk janë përfshirë kinezët, transmeton KosovaPress.

Një nga lojtarët më të rëndësishëm në treg do të jetë gjiganti gjerman që ka prezantuar tashmë E-Tron, dhe sipas informacioneve të fundit, planifikohet edhe një tjetër crossover elektrik, ndoshta në fund të vitit 2019.

Autocar shkruan se modeli i ri Audi do të jetë me madhësi mes Q2 dhe Q3 dhe do të jetë prodhuesi më i vogël dhe më i volitshëm EV gjerman.

Përveç Audi, në tregun e crossobver elektrik deri në fund të kësaj dekade do të kemi edhe BMW iX3, Ford Mach E, Kia Niro EV, Mercedes-Benz EQC, Rivian R1T SUV, Tesla Model Y, Volvo XC40 EV dhe VW I.D. Crozza.