Auto

Pininfarina Battista, bisha elektrike me 1900 kuajfuqi

Pininfarina ka konfirmuar se hipervetura e vet elektrike do të marrë emrin e themeluesit të kompanisë, Battista Farina.

I paralajmëruar për shpalosje në mars të vitit 2019 në “Geneva Motor Show”, Automobili Pininfarina Battista do të jetë vetura më e fuqishme e prodhuar ndonjëherë me 1900 kuajfuqi.

Battista pritet të arrijë përshpejtimin nga 0 në 100 kilometra për orë për më pak se dy sekonda dhe mund të arrijë top shpejtësinë prej 400 kilometra për orë.

Ai po ashtu, sipas kompanisë, do të jetë në gjendje të kalojë 310 milje distancë mes dy mbushjeve.

Battista do të lansohet më 2020 me vetëm 150 ekzemplarë me Amerikën, Evropën dhe Lindjen e Mesme që do të kenë nga 50 ekzemplarë. Çmimi pritet të sillet mes 1.5 dhe 2 milionë funteve.