Auto

Lexus në përgatitje të rivalit të Lamborghini Urus Supersport

Nën-brendi i njohur Lexus i kompanisë japoneze, Toyota, është duke punuar në një model të ri SUV që do të jetë rival i Supersport Lamborghini Urus, shkruan Spyder7.

Sipas të njëjtit burim, SUV-i me performancë të lartë në versionin bazë do të ketë motor 3.5-litër V6 Twin-Turbo në kombinim me dy motorë elektrikë dhe fuqia totale e tij do të jetë mbi 425 kuajfuqi.

Lexus gjithashtu do të ofrojë një version më sportiv F të modelit të njëjtë, me motor 4.0-litër V8 Twin-Turbo nga Lexus LC F, transmeton ksp. Ky version do të ishte rivali i vërtetë i Urusit, pasi motori do të prodhojë të paktën 660 kuajfuqi, që është edhe më shumë se SUV-i i Lamborghinit me 650 kuajfuqi.

Gjithashtu thuhet se rivali i ardhshëm i Urusit mund të mbajë etiketën LQ Lexus të regjistruar në maj.

Ndërsa SUV-i i Lamborghinit kushton rreth 200,000 dollarë, rivali i tij do të shitet për rreth 150,000 dollarë.

SUV-i i ri i Lexusit do të ketë premierën në vitin 2020, ndërsa shitjet duhet të fillojnë në vitin 2021.