Auto

Tarraco – SUV-i i madh i Seatit

Seat Tarraco do të vijë në tregun evropian në fillim të vitit 2019, si më i riu, por edhe më i madhi SUV në rangun e këtij prodhuesi spanjoll.

Pas Arona dhe Ateca, Tarraco mbart gjithashtu një etiketë që ka të bëjë me një term gjeografik të caktuar nga vendi, i cili ruan traditën që Seati ndjek për dekada të tëra.

Tarraco është emri i lashtë i qytetit modern Tarragona, në Katalonjë, në bregdetin e Mesdheut njëqind kilometra në jug të Barcelonës, dhe kjo ishte edhe fortesa më e vjetër e Perandorisë Romake në Gadishullin Iberik.

{gallery}

SUV-i i ri është gjithashtu në dispozicion në varsion me 7 ulëse dhe në fillim të shitjes, konsumatorët do të jenë në gjendje të zgjedhin midis dy motorëve benzinë dhe të gjithë motorëve me naftë, transmeton ksp.

Motori bazë benzinë është TSI me 1.5-litër me kapacitet prej 150 kuajfuqi, i cili është në kombinim me marshin manual me gjashtë shpejtësi dhe sistemin e tërheqjes me vetëm rrotat e përparme.

Ata që duan një versionin benzinë me sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat - 4Drives, motori është 2.0-litër TSI me 190 kuajfuqi. Ky motor është i kombinuar me marshin automatik të dyfishtë me shtatë shpejtësi.

Opsionet e naftës janë motori 2.0-litër TDI në version me 150 dhe 190 kuajfuqi.

Seat Tarraco prodhohet në fabrikën e Volkswagenit në Wolfsburg, Gjermani.