Auto

Britanikët prezantojnë konceptin me dyer që hapen së larti

Kompania britanike e veturave, MG, ka prezantuar zyrtarisht modelin e saj të ri sportiv i cili për momentin është vetëm koncept.

Koncepti me emrin E-Motion, i cili më parë është paralajmëruar përmes disa fotografive, premierën e ka mbajtur në panairin e veturave në Shanghai, transmeton Koha.net.

Koncepti MG E-Motion vjen në version Coupe me sistemin e tërheqjes elektrik, autonomia e të cilit është rreth 480 kilometra, si dhe shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për rreth 4 sekonda.

Siç mund të shohim edhe nga fotografitë, E-Motion ka dyer që i hapen së larti.

Për më tepër shikoni fotografitë më poshtë.

{gallery}