Auto

Lamborghini zbulon konceptin e ri të fuqishëm për gara

Divizioni i Lamborghini Motorsport, Squadra Corse, zbuloi versionin për gara të modelit Urus Super SUV – konceptin e quajtur Urus ST-X.

Koncepti Urus ST-X është bërë ekskluzivisht për gara, bazuar në një version të prodhimit të pajisur me elementë të sigurisë të miratuar nga Federata Botërore e Automobilave (FIA).

{gallery}

Ky SUV vjen me motor Twin-Turbo V8 me kapacitet prej 650 kuajfuqi dhe thuhet se koncepti i ri është 25 për qind më i lehtë se versioni standard i Urusit.

Lamborghini, me këtë koncept, planifikon të paraqesë një model garues të përshtatshëm për pistën e garave dhe terrenet e ndryshme.