Auto

Volkswagen i jep dritën e gjelbër Crossoverit të ri elektrik

Volkswageni njoftoi se në vitin 2022 do të lansojë një veturë elektrike në treg e cila do të kushtojë rreth 20,000 euro.

Që atëherë, spekulime janë bërë në atë se çfarë modeli do të jetë më saktësisht, dhe Autocar pretendon se ai është një Crossover kompakt i dimensioneve të ngjashme si modeli T-Roc, transmeton ksp.

Ky Crossover do të jetë modeli i pestë i serisë I.D..

Volkswageni thotë se do të prodhojë këtë Crossover elektrik në Emden, ku janë duke u prodhuar Passati dhe Arteoni, të cilat thuhet se do të zhvendosen në fabrikën e Skodës në Kvasini, në Republikën Çeke.