Auto

Japonezët shpalosin pamjen e re të BMW M5 (F90)

Descriptive Text

Së bashku me paketën për modifikimin e BMW Series 5, kompania ‘tuning’ japoneze 3D Design ka prezantuar edhe modelin e modifikuar BMW M5 (F90).

3D Design për këtë M5 (F90) ka zgjedhur paketën për aerodinamikën e bërë nga fibra të karbonit, e cila përfshinë spoiler të përparmë të ri, pragjet e reja, difuzer të pasmë dhe spoiler në bagazh, transmeton Koha.net.

{gallery}

Gjithashtu, në paketë përfshihet edhe sistemi i ri sportiv i shkarkimit të gazrave nga çeliku, amortizatorët e modifikuar, set të ri të rrotave, si dhe disa detaje të reja në interier (tepihët e rinj, pedalet e reja, etj.).