Auto

Detajet e reja të Toyota Corolla, do të prodhohet në Turqi

Pas premierës botërore të Sedanit të Toyotës - Corolla, për vitin 2019, në Kinë, prodhuesi japonez publikoi ​​detajet e para teknike të versionit evropian të këtij modeli.

Gjenerata e 12-të e bestseller-it të Toyotës në Evropë do të shiten në tri versione - Sedan, Hatchback me pesë dyer dhe karavan.

Për herë të parë në tregun evropian, Corolla Sedan do të jetë hibrid dhe do të vijë me motorë benzinë 1.8-litër në kombinim me motorin elektrik, ku fuqinë e kombinuar e ka prej 122 kuajfuqi, transmeton ksp.

Fabrika deklaron se ky model shpenzon karburant mesatarisht, sipas standardit të ri WLTP, 4.3-litra në 100 kilometra dhe emeton dyoksidit të karbonit 98 gramë në një kilometër.

{gallery}

Për konsumatorët që janë të prirë më shumë për modelin me një sistem konvencional është në dispozicion motori benzinë 1.6-litër, i cili sipas matësit WLTP shpenzon mesatarisht 6.1 l/100 km dhe emeton 139 gramë CO2/km.

Toyota Corolla i ri vjen me platformën e re TNGA GA-C dhe karakterizohet me peshë më të ulët në krahasim me versionin e mëparshëm.

Versioni Sedan Corollës së re për tregun evropian do të prodhohet në Turqi dhe do të dalë në shitje në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm.