Auto

G-Power zbulon M5-shin e ri me 800 kuajfuqi

Kompania e njohur G-Power, njofton se për modelin M5 (F90) të BMW-së ofron tri paketa për përforcimin e motorit të këtij modeli (4.4-litër Twin Turbo V8).

Paketa e parë ‘G-Power Stage 1’ përfshinë përforcimin e M5-shit në 700 kuajfuqi, ‘Stage 2’ në 750 kuajfuqi dhe ‘Stage 3’ në 800 kuajfuqi, transmeton Koha.net.

{gallery}

Top versioni me 800 kuajfuqi, shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë mund ta arrijë për 2,9 sekonda dhe atë maksimale deri në 335 km/h.

Gjithashtu, G-Power në ofertë do të përfshijë edhe sistemin më të fortë të frenimit, sistemin e shkarkimit të gazrave nga titani, amortizatorët e modifikuar, si dhe se të ri të rrotave ‘Hurricane RR’ prej 21-inç.