Auto

Skoda restauron modelin e saj të parë sportiv 110-vjetësh

Nga 12 kopjet e bëra të modelit 1908 BSC, vetëm një është ruajtur deri më sot, dhe Skoda u përpoq të shkëlqejë këtë veturë pas 110 vjetësh.

Në kohën kur u ndërtua BSC, Skoda ende nuk e mbajti shenjën e tanishme, por emri i markës asaj kohe ishte ai i themeluesve - Laurin dhe Klementi.

Modeli i parë, Voiturette A, hapi rrugën për serinë BS, dhe modeli sportiv ishte etiketuar BSC. Në periudhën prej 10 qershor deri 20 tetor 1908, vetëm 12 kopje të këtij modeli janë prodhuar, transmeton ksp. Ndërsa Laurin & Klement BS i rregullt kishte një motor me 10 kuajfuqi, BSC kishte 12 kuajfuqi.

{gallery}

Tani, Skoda restauroi me kujdes kopjen e vetme të mbijetuar të këtij modeli dhe procesi i rindërtimit zgjati dy vjet.

Prodhuesi çek është krenar të theksojë se disa nga komponentët më të rëndësishëm të veturës janë të vërteta, duke përfshirë motorin 1.4-litër me dy cilindra.