Auto

Prior Design në përgatitje të programit për modifikimin e BMW Series 8 të ri

Kompania e njohur Prior Design, e cila merret me modifikimin e veturave, përmes publikimit të një fotografie ka prezantuar programin e saj “PD800” për modifikimin e modelit të ri të BMW-së, Series 8 në version Coupe.

Dizajnerët nga Prior Design, para se gjithash, janë marrë me aerodinamikën e këtij modeli ku në mënyrë të veçantë tani karakterizohet me mbrojtësin e përparmë të ri me spoiler dhe vrimat për ajër, si dhe mbrojtësit anësor të zgjeruar, pragjet e theksuara, kofanon me vrima për ajër po ashtu, spoiler në bagazh, etj., transmeton Koha.net.

Gjithashtu, në ofertën e kësaj kompanie do të jenë në dispozicion edhe amortizatorët e modifikuar, seti i ri i rrotave prej 21-inç, sistemi sportiv për shkarkimin e gazrave si dhe modifikimin e interierit.