Auto

BMW konfirmon se M8 i ri do të jetë më i fuqishëm se M5

Prodhuesi i njohur bavarez, BMW, ka konfirmuar se modeli i tij më i ri M8 do të jetë më i fuqishëm se M5.

Pavarësisht se detajet më të hollësishme nuk janë zbuluar, BWM njofton se modeli do të mundësohet nga një motor Twin-Turbo V8 që zhvillon më shumë se 600 kuajfuqi.

BMW fsheh të dhënat e sakta të fuqisë, M8 pritet të ketë motor 4.4-litër dhe thuhet se shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë do të mund ta arrijë për 3.3 sekonda.

Gjithashtu, BMW ka konfirmuar se M8 i ri do të vijë me sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat - xDrive. Kjo mund të mos iu pëlqejë disa adhuruesve besnikë të BMW-së, transmeton ksp.

BMW, po ashtu, njoftoi se M8 i ri do të ketë një ndryshim në krahasim me pjesën tjetër të familjes M, mbi të gjitha amortizatorët unikë të cilat do të mundësojnë që modeli të ofrojë “stabilitet të jashtëzakonshëm drejtues, drejtim preciz dhe dinamikë kthyese”.

M8 është në fazën përfundimtare të testimit dhe BMW njofton se ai shpenzon mesatarisht karbuarnt 10.8 litra në 100 km. Fillimisht, do të arrijë M8 në version Coupe vitin e ardhshëm, pastaj do të mbërrijnë edhe versionet kabrio dhe Gran Coupe.