Auto

Rolls-Royce Phantom i ri sipas Mansoryt

Kompania Mansory është e njohur për modelet e saj të modifikuara të shtrenjta dhe ekskluzive, ndërsa tani ajo sjell një tjetër kreacion të tillë.

Fjala është për modelin Phantom të Rolls-Roycet, transmeton Koha.net. Ky model karakterizohet me eksterier dy-ngjyrësh, paketën për aerodinamikën (pragjet, spoiler në çati, etj.), maskën e përparme të zezë, rrotat e reja prej 24-inç, amortizatorët e rinj, sistemin e ri të shkarkimit të gazrave si dhe me interier të modifikuar (duke përfshirë lëkurën më cilësore, disa detaje nga druri, etj.).

{gallery}

Sa i përket motorit, Mansory motorin e këtij Phantomi 6.75-litër Twin-Turbo V12 e ka përforcuar nga 571 në 610 kuajfuqi.