Auto

Volkswagen T-Cross nuk do të shitet në SHBA

Volkswagen kohët e fundit zbuloi SUV-in e tij të katërt, por ai nuk është planifikuar për tregun amerikan.

Kjo është mjaft e çuditshme për publikun në industrinë e automobilave pasi shitja e SUV-ëve po lulëzon dhe se Jeep ka shitur më shumë se 100,000 modele Renegade vetëm vitin e kaluar në SHBA.

Ndërkohë, Volkswagen është më shumë se i vetëdijshëm për këtë dhe për të mbushur këtë zbrazëti po planifikon një SUV të vogël të ri të dizajnuar ekskluzivisht për tregun amerikan. Deri tani, nuk dihet shumë për modelin që do të konkurrojë me Renegade dhe Honda HR-V, dhe është spekuluar se nuk do të arrijë deri në vitin 2020.

Ky SUV, për dallim nga konkurrentët, do të jetë në dispozicion me motor Turbo me katër cilindra dhe sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat, transmeton ksp.

Edhe pse SUV-ët dhe Crossoverët zakonisht ofrojnë këtë opsion, nuk është aq e zakonshme në kategorinë nënkompakt, si për shembull Nissan Kicks dhe Toyota C-HR që kanë sistemin e tërheqjes vetëm me rrotat e përparme.

Gjithashtu, vendimi i Volkswagenit për të mos shitur T-Crrosin në SHBA ndoshta do të thotë se kjo kompani ka në plan të ndërtojë një model më të gjatë në Amerikën e Veriut.