Auto

Lumma e zgjeron SQ5-shin e bën sikur Q7-shin

Kompania e njohur e cila merret me modifikimin e veturave, Lumma, në panairin e veturave në Essen të Gjermanisë vizitorëve do t’ua prezantojë paketën e saj të re “CLR 5S” për SUV-in SQ5 të Audit. Ajo, përmes kësaj pakete këtë SQ5 e bëri të duket i gjerë sikur Q7.

Paketa e re përfshinë mbrojtësit anësorë të zgjeruar, mbrojtësi i përparmë i ri me spoiler, set pragjesh të reja, mbrojtësi i ri i pasmë me difuzer, spoiler në bagazh si dhe spoiler të pasmë në çati.

{gallery}

Lumma, po ashtu, për këtë SQ5 ka zgjedhur edhe maskën e përparme me ngjyrë të zezë, sistemin e shkarkimit të gazrave me katër gypa, rrotat deri 21-inç nga alumini në dispozicion me disa ngjyra, amortizatorët e modifikuar (tani ky SUV është më i ulët për 35 mm), si dhe disa detaje të reja për interierin, transmeton Koha.net.

Gjithashtu, edhe motori i tij 3.0-litër V6 i cili është me kapacitet prej 354 kuajfuqi me këtë paketë të re ka marrë 50 kuajfuqi shtesë.