Auto

Toyota në përgatitje të versionit të ri të Corollas

Kompania e njohur japoneze e veturave, Toyota, në vitin 2018 lansoi gjeneratën e re të modelit Corolla, por tash e dimë se bëhet fjalë për variantin me pesë dyer dhe versionin karavan.

CarsDirect shkruan se në përgatitje është edhe Corolla e re në version Sedan, e cila do të dalë në treg vitin e ardhshëm, transmeton ksp.

Derisa këto dy versione janë shumë tërheqëse në tregun evropian, edhe në tregun amerikan ka një interesim të shtuar.

Gjenerata aktuale është për një kohë të gjatë e pranishme në treg dhe Corolla në version Sedan edhe më tej është modeli më i shitur i Toyotës në SHBA, ku vetëm në muajin shtator janë shitur 20.000 automobila.

Gjithashtu, Toyota vitin e kaluar në SHBA ka shitur mbi 308.000 Corolla, ndërsa në vitin 2016 ishin shitur 360.000.