Auto

T-Cross paralajmërohet pak para lansimit

Volkswagen T-Cross i ri do të debutojë pas dy ditësh, teksa gjiganti gjerman ka vendosur të paralajmërojë modelin më të vogël SUV deri tash përmes një videoje të re.

Në videon e re paralajmëruese, T-Cross shfaq sërish pak nga interieri dhe nga dizajni i veturës.

I bazuar në Polo, modeli i ri ka shumë ngjashmëri me veturën e famshme. Këtu bëhet fjalë për interierin dhe teknologjinë brenda automobilit.

T-Cross do të vijë me motor 1.0-litërsh me tre cilindra dhe 1.5-litërsh turbo. Po ashtu ekziston edhe modeli 1.6-litërsh dizel.

Zyrtarizimi i modelit të ri bëhet më 25 tetor, të enjten.