Auto

Taksa për veturat ndotëse në qendër të Londrës, 10 funte

Kryebashkiaku i Londër, Sadiq Khan ka paralajmëruar se do të vendosë taksën 10 funte për automjetet që ndotin ambientin, nëse synojnë qendrën e qytetit.

Kjo taksë do të aplikohet nga 23 tetori.

Është e tmerrshme të jetohet në qytetin ku ajri është aq i ndotur sa shumë nga fëmijët tanë rriten me probleme në mushkëri. Nëse tani nuk bëjmë ndryshime drastike, nuk do të mbrojmë shëndetin e fëmijëve tanë në të ardhmen”, ka thënë Khan, duke konfirmuar se Londra do të ketë standardin më të ashpër” nga të gjitha qytetet e mëdha për emetime” shkruan The Guardian, transmeton Koha.net.

Konkretisht planifikohet që për veturat e vjetra, që ndotin më shumë, të paguhet taksë dhjetë funtesh (11,7 euro) për vozitje në pjesën qendrore të Londrës.

Sipas Guardianit, pritet që kjo lloj takse të aplikohet ndaj 10 mijë veturave të vjetra çdo ditë të javës.

BBC thekson se fjala është për vetura me dizel dhe naftë të prodhuara para vitit 2005 dhe që nuk përmbushin Standardin Euro 4 për emetimin e oksidit dhe grimcave azotike.