Auto

Lexus zbulon dy modele LS F sportiv para debutimit në New York

Lexus ka konfirmuar prodhimin e modeleve super sportivë të modelit të vet LS saloon, të quajtur Lexus LS F sport e që do të debutojnë gjatë kësaj jave në panairin e veturave në New York, transmeton koha.net.

Modelet LS F sportivë, do të jetë në dizajn të LS 500 dhe LS 500h hibrid, e që Lexus premton që të sjellë “eksperiencën e vozitjes më të mirën deri më tani me LS”, ndërsa do të jetë në platformën GA-L.

Ashtu sikurse veturat e tjera ‘F sport’ në rangun e Lexus, as këta dy modele nuk do të kenë më shumë fuqi, transmeton koha.net.

LS 500 F sport do përdor motorin 3.5 litrash V6 twin-turbocharged i cili prodhon 409 kuaj fuqi, dhe ai LS 500 F sport hibrid atë me 349 kuaj fuqi V6 hibrid.

Në vend të kësaj, makina do të ketë ndërruesin e shpejtësive sportiv e teknologji të kontrollit të shasisë së bashku me stilin sportiv në mbrojtës nga para e pas, karrige, të cilat e bëjnë këtë veturë të duket shumë agresive e sportive, krahasuar me modelin standard.

{gallery}