Audi pritet që së shpejti të sjellë një version të ri të modelit A3 për të rivalizuar Serinë 1 të re nga BMW.
A3 është një ndër modelet më të suksesshme të kompanisë, ndërsa në gjeneratën e katërt nuk pritet të ketë ndryshime drastike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSikurse te Volkswagen Golf Mk8, A3 i ri do të përdorë platformën e re MQB të VW-së. Ai po ashtu pritet të jetë më i rëndë për shkak të zgjerimit të modelit.
Sa i përket interierit, siç shkruan AutoExpress, modeli i ri A3 do të ketë teknologjinë e ngjashme me modelin A4.
Modeli do të vijë në versionin me tre dhe katër cilindra, ndërsa më vonë pritet të ketë edhe modele hibride.
A3 i ri do të dalë në shitje në pjesën e parë të vitit 2019.