Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Prezantohet gjenerata e re e Sang Jong Rekstonit

Në sallonin e automobilave në Seul, i cili qëndron i hapur deri më 9 prill, prodhuesi jugkorean, Sang Jong prezantoi gjeneratën e re të modelit të popullarizuar “Rekston”.

Modeli i ri dallon nga pararendësi i tij, por krijuesit pohon se në vete bart ADN-në e automobilit, i cili në dekadën e kaluar kishte shënuar sukses në tregje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kompania dëshiron që përmes prezantimit të këtij modeli të përforcojë pozitën e vet në tregun ndërkombëtar, transmeton KP.

Në ofertë do të jenë dy motorë - 2,2 litra turbo-dizel, i cili do të kombinohet me ndërruesin automatik prej shtatë shpejtësive, si dhe 2,0 litra turbo-benzinë, i cili do të përdorë ndërruesin automatik prej gjashtë shpejtësive. “Rekstoni” i ri vjen me sistem 4x4, të cilin e ka zhvilluar Sang Jong.

Modeli i ri i kompanisë jugkoreane është i gjatë 4,85 metra.

Prodhimi jashtë Koresë Jugore do të fillojë kah fundi i vitit.