Ashtu siç ka paralajmëruar, gjiganti gjerman Volkswagen solli motorin e ri benzin Turbo për modelin e saj të ristilizuar, Golf.
Versioni me motorin 1.5-litër i cili është paralajmëruar vjeshtën e kaluar, tani është në dispozicion në Gjermani me çmim prej 26.400 euro për modelin me paketën themelore “Comfortline”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMotori i ri 1.5-litër TSI i Volkswagen Golfit është me kapacitet prej 150 kuajfuqi, transmeton Koha.net. Ky motor vjen me teknologjinë për deaktivizim të cilindrave, e cila mundëson shpenzim të karburantit prej 5.0-litër në 100 kilometra dhe emetim të dyoksid të karbonit prej 114 gramë për kilometër, si dhe vjen në kombinim me marshin manuel me gjashtë shpejtësi.
Siç njofton gjiganti gjerman, pas gjysmë viti motori i ri 1.5-litër TSI do të jetë në dispozicion edhe në version BlueMotion me kapacitet prej 130 kuajfuqi dhe do të shpenzojë karburant prej 4.6-litër në 100 km.