Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Mercedesi prezanton rivalët e Porsche

Mercedes-AMG ka prezantuar dy SUV të rinj në formë të GLC 63 dhe GLC 63 Coupe.

Dy modelet e reja kanë veçorinë e avancuar 4MATIC+ të Mercedesit dhe motorin 4.0-litra V8 me turbo të dyfishtë. Këto modele do të debutojnë muajin e ardhshëm në panairin e veturave që do të mbahet në New York.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

GLC 63 është rival i Porsche Macan Turbo, derisa Coupe do të zë vend në pjesën e SUV me performanca të larta. Modelet AMG kanë motorin V8 bi-turbo, që prodhon 469 kuajfuqi. Kjo do të thotë se GLC 63 ka 35 kuajfuqi më shumë sesa Macani.

Mercedesi ende nuk ka zbuluar se sa është shpejtësia e GLC 63, por shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 4 sekonda.

Çmimi dhe detajet tjera do të bëhen të ditura gjatë prezantimit zyrtar në panairin e New Yorkut.

{gallery}