Auto

Konfirmohet Volkswagen T-Roc në version kabrio, arrin në 2020-ën

Kompania prestigjioze gjermane e veturave, Volkswagen, ka zbuluar vendimin për prodhimin e modelit T-Roc në version kabrio dhe është vendosur që të arrijë në vitin 2020.

Është e qartë se njerëzve në Volkswagen u ka pëlqyer pamja e konceptit dhe prandaj vendosën t’i japin dritën jeshile për prodhim, transmeton Koha.net. Ata e morën këtë vendim pavarësisht se ishin të vetëdijshëm se T-Roc kabrio mund të mos ketë treg të madh, por mund të jetë i famshëm në disa tregje. Këto ishin fjalët e shefit të shitjeve të Volkswagenit, Jurgen Stackmann, i cili shtoi se punonjësit e kompanisë janë të gëzuar se T-Roc do të jetë në dispozicion edhe në version kabrio.

Image

T-Roc kabrio pritet të fillojë prodhimin në gjysmën e dytë të 2020-ës në fabrikën Osnabruck, në të cilën kompania ka investuar 80 milionë euro. Kjo fabrikë prodhon edhe modelet si Tiguan dhe Porsche Cayman.

Para ardhjes së T-Roc në version kabrio, Volkswagen do të pasurojë ofertën e saj Crossover me modelin e ri T-Cross të bazuar në Polon. T-Cross do të shfaqet në Evropë në fund të këtij viti dhe do të listohet nën T-Roc.