Arbëri

Regjistruesit e automjeteve s’po pajtohen me vendimin e MPB-së që obligon pagesën e gjobave

Rreth 160 mijë gjoba vetëm brenda pesë muajve të kaluar kishte shqiptuar Policia e Trafikut ndaj vozitësve, të cilët thyen rregullat e komunikacionit.

Nga to, vetëm një pjesë e vogël është paguar, raporton KTV.

Neglizhenca e qytetarëve për t’i shlyer gjobat, ka shtyrë Ministrisë e Punëve të Brendshme të marrë një vendim.

Nga 1 qershori, asnjë person, i cili ka gjobë të papaguar për kundërvajtje në trafik, nuk mund ta regjistrojë automjetin e tij.

Ky vendim ishte marrë në koordinim me policinë, derisa si qëllim kishte rritjen e efikasitetit të pagesave të gjobave dhe parandalimin e aksidenteve.

Jo të gjithë po pajtohen me këto kushtëzime.

Qytetarë të tjerë ankohen se u janë dashur tri ditë radhazi të shkojnë në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve, pasi që sistemi i pagesave nuk funksion si duhet.

Shumë prej tyre, megjithëse e kanë kryer pagesën, në sistem nuk u ka figuruar dëshmia, gjë që i ka nervozuar ata.

Përveç këtij vendimi për regjistrim, nga qershori i vitit të kaluar në bazë të ndryshimit të Ligjit për Automjetet, blerësit e veturave ankohen se po dëmtohen për 145 euro.

Kjo për shkak se ata duhet t’i paguajnë sërish të gjitha taksat, sigurimin si dhe kontrollimin teknik.