Zhvillimin i hovshëm i teknologjisë ka ndryshuar dukshëm kërkesat e audiencës edhe në vendin tonë, duke ndikuar edhe në ndryshimin e rrjedhojës së marketingut nga ai tradicional në atë digjital.
Kështu janë shprehur njohësit e fushës të industrisë së marketingut, në emisionin “Ekonomia me Erëzën”.
Valon Canhasi nga Hallakate, theksoj faktin që termik marketing tradicional nuk ekziston më dhe kjo ka ndodhur si pasojë e penetrimi të teknologjisë.
“Isha në një konferencë dhe njëri nga përfaqësuesit e kësaj më tha: a ki mundësi mos ta përdorësh më termin marketing tradicional sepse nuk ekziston më, madje më kanë thënë që të themi vetëm marketing sepse automatikisht kuptohet që është ai digjital”, u shpreh Canhasi, transmeton koha.net.
Shumë shpejt marketingu digjital do të jetë forma kryesore e reklamimit.
Sipas studimit të Global Web Index nga 7.396 miliardë banorë sa është popullsia e përgjithshme e botës, 3.419 miliardë banorë apo 46% janë përdorues të internetit të cilët shfrytëzojnë mediat online për informim, ndërsa në Kosovë sipas STIKK kjo shifër arrin në 75.6%.