Takim i paparalajmëruar mes pozitës e opozitës Foto: Koha / ilustrim

Takim i paparalajmëruar mes pozitës e opozitës

03 prill 2017 18:51

Zyrtarë të lartë të partive parlamentare politike janë mbledhur në një takim të paparalajmëruar.

Në këto momente, siç mëson Koha.net, takimi është duke u zhvilluar në një prej restoranteve në sheshin e Prishtinës.

Temë diskutimi, siç mëson Koha.net nga burime brenda takimit, do të jetë formati i ri i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe kush do ta përfaqësojë ekipin dialogues, Presidenti apo Kryeministri.

Veç kësaj, në takim do të bisedohet edhe për çështjen e demarkacionit të kufirit mes Kosovës e Malit të Zi, çështje që ka krijuar ndasi të mëdha mes pozitës dhe opozitës.

Në takim po marrin pjesë zyrtarë të lartë të PDK-së, LDK-së, Vetëvendosjes, AAK-së dhe Nismës për Kosovën.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme