Arbëri

MI financon ndërtimin e rrugëve Mushtisht – Shtërpcë dhe Nishor – Bellanicë

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së Suharekës, Sali Asllanaj, nënshkruan Memorandumin e mirëkuptimit për ndërtimin e dy rrugëve në Suharekë, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net

Qëllimi i këtij Memorandumi është financimi i projekteve infrastrukturore për ndërtimin e rrugëve Mushtisht – Shtërpcë në vlerë prej 1,000,000 eurosh dhe Nishor – Bellanicë (Suharekë – Malishevë) në vlerë prej 150,000 eurosh.

Me anë të këtij Memorandumi janë përcaktuar detyrat dhe përgjegjësitë për të dyja palët, me të cilin MI obligohet t’i sigurojë mjetet për të dy projektet, pagesat e të cilave do të bëhen në pajtim me realizimin e punimeve/furnizimeve sipas kushteve të kontratës.