Arbëri

Surroi: Lobimi për liberalizim vizash mund ta prishë iluzionin për Kosovën

Shkrimtari e publicisti Veton Surroi, në profilin e vet të Facebookut , sot ka ironizuar me paralajmërimin për lobim të deputetëve të Kosovës nëpër vende të Europës për liberalizimin të vizave.

Sipas tij, kjo ide mund të mos jetë e mirë, pasi, siç ka thënë, në disa kryeqytete evropiane ekziston iluzion më i mirë për Kosovën sesa pasi të zhvillohen takime me ekskursionin turistik.

Ky është postimi i Surroit:

“Një delegacion i Kuvendit të Kosovës ka ndërmend të lobojë gjatë javës në disa kryeqytete evropiane për liberalizim të vizave.

Mund të mos jetë ide e mirë. Ndoshta në ato kryeqytete kanë një iluzion më të mirë për Kosovën se sa kur të takohen me ekskursionin turistik”.