Arbëri

Haziri pozitës: Numrat bëhen shpejtë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar ndaj deklaratave të pozitës në lidhje me numrat, duke thënë se “numrat nuk i kishit për ratifikim të marrëveshjes që hap rrugë për liberalizimin e vizave, e as nuk i keni për asnjë proces që pritet të ndodhë në Kosovë”.

Postimi i Hazitit në Facebook:

Përkitazi me arrogancën që ‘nëse keni numra rrëzojeni qeverinë’:

Numrat nuk i kishit për ratifikim të marrëveshjes që hap rrugë për liberalizimin e vizave, e as nuk i keni për asnjë proces që pritet të ndodhë në Kosovë.

Mos harroni se arroganca politike edhe në ofertën e tavolinës së pajtimit politik për interes të Republikës ka qenë oferta e fundit nga ne. Uluni e shkruani detyrat që duhet t’i realizojmë bashkë për integrime euroatlantike e liberalizim sepse numrat bëhen shpejtë.

Ne jemi në Tiranë, ku po debatojmë për largimin e kërcënimeve politike që sot Kosovën po e presin ditët në vijim. Nëse doni numrat, jau japim!