Arbëri

Shkencëtarëve të rinj u pritet rruga

Descriptive Text

Doruntina Sylejmani nuk ka hequr dorë prej ëndrrës së fëmijërisë: të bëhet matematikane me nam botëror. Shkenca ka qenë përherë pjesë e marifeteve të prindërve të saj për ta rritur vogëlushen kokëfortë.

“Kur prindërit e mi donin të më detyronin për diçka që nuk doja të bëja, teknika që përdornin ishte se një shkencëtar i njohur e kishte bërë dhe kishte qenë shumë i suksesshëm”, kujton gjilanasja Sylejmani, e cila prindërit i ka mësimdhënës matematike.

Matematika dhe fizika ishin lëndët më të preferuara në shkollë fillore. Për të, numrat ishin edhe pjesë e lojërave fëmijërore. “Të merresha me probleme matematike ishte diçka që e bëja pa u lodhur fare dhe me shumë dëshirë. Me ndihmën e prindërve, zgjidhja e problemeve logjike u kthye në rutinë dhe në lojë gjithashtu”, thekson Sylejmani, talenti i së cilës do të shpërblehej me pesëshe në shkollë fillore e të mesme.

Pushimi i dhunshëm

Po bëhet pothuajse një vit që Sylejmani nuk është ngarkuar me detyra matematikore prej mësimdhënësve. Ajo do t’i fillojë tek në vjeshtë studimet universitare në Universitetin prestigjioz Princeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për disa vjet ajo ka qenë pjesë e programit të përzgjedhjes së talentëve të organizatës joqeveritare, Instituti ATOMI, në Prishtinë... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.