Arbëri

Transformimi i mirëpritur i shtëpive të shëndetit

Të gjithë hodhën sytë kah Nadire Asllani, një grua e moshës së mesme, kur ajo së bashku me të birin tetëvjeçar hyri në korridorin e mbushur me pacientë në objektin e Shërbimit Stomatologjik të Prishtinës, i cili gjendet në afërsi të Stadiumit të qytetit.

Nadirja ishte në muajin e tetë të shtatzënisë. Nuk është pamje e zakonshme që një shtatzënë të endet korridoreve të Shërbimit Stomatologjik, shkruan sot “Koha Ditore”. Por Nadirja ka thënë se vjen pa asnjë hezitim aty.

“Nuk kam ardh për vete, por e solla djalin. Po e shoh që të gjithë po më shikojnë me habi, por unë s’kam frikë të vij në një vend si ky, ku ka kaq pastërti, rend e rregull”, ka thënë ajo.

Fjalët e saj “prishin” qetësinë gati absolute aty, me gjithë numrin e madh të pacientëve që presin në radhë, pranë dyerve që renditen korridorit të objektit, ku ofrohen shërbime që nga kontrollet e thjeshta e deri tek kirurgjia orale.

Vizitat caktohen që në fillim nga shërbimi administrativ, varësisht nga nevojat për marrjen e shërbimeve. Dhe pastaj, pacientët vetë mbajnë oraret. Në kohën sa gazeta ka vëzhguar punën e këtij institucioni, askush nga pacientët nuk është dëgjuar të ketë ankesa... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.