Ministria e Drejtësisë tërhiqet nga ndryshimi ligjor për kohëzgjatjen e hetimeve për krime lufte

Ministria e Drejtësisë tërhiqet nga ndryshimi ligjor për kohëzgjatjen e hetimeve për krime lufte

31 mars 2017 19:22

Ministria e Drejtësisë me urgjencë kishte iniciuar ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, më saktë nenit 159, që i shtonte një paragraf që hetimet për krime lufte mund të zgjasnin deri në 5 vjet.

Por, më 19 dhjetor të vitit të kaluar, ministrja Dhurata Hoxha i kishte nisur një kërkesë sekretarit të Kuvendit për tërheqjen e projektligjit nga shqyrtimi i mëtejmë.

Kërkesa për tërheqje ishte bërë pasi që në seancën e 30 nëntorit të vitit të kaluar, projektligji nuk ishte votuar e ishte kundërshtuar nga deputetët e koalicionit qeverisës.

Kryetarja e Komisionit për Legjislacion, deputetja Albulena Haxhiu, thotë se qeveria duhet të japë përgjigje për arsyet e tërheqjes.

Mbështetje një ndryshimi të tillë i kishte dhënë edhe Fondi për të Drejtën Humanitare. Kohëzgjatja e hetimeve prej 2 vjetësh, nga prokurorët që i hetojnë krimet e luftës, ishte përmendur si një prej faktorëve që kishte çuar në përfundimin e hetimeve pa ngritur aktakuzë.

KTV-ja ka dërguar pyetje në Prokurorinë e Shtetit lidhur me tërheqjen e Ministrisë së Drejtësisë nga ndryshimi dhe efektin e saj, por nuk ka marrë përgjigje.


Ministria e Drejtësisë tërhiqet nga ndryshimi... by kohanet

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme