Arbëri

Mustafa: Demarkacioni procedohet në Kuvend në fillim të marsit

Descriptive Text

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa thotë se në fillim të muajit mars do të procedohet në Kuvend Demarkacioni me Malin e Zi.

Ai thekson se dy muajt e ardhshëm janë vendimtar për liberalizimin e vizave.

“Ne do të procedojmë në Kuvend me ligjin për ratifikim sigurisht në fillim të muajit mars, posa ta kemi edhe raportin e Komisionit për Matjen e Territorit. Nuk ka argument më të fortë sesa ta dimë se sa është territori i Republikës së Kosovës pas gushtit të vitit 2015 dhe sa ka qenë deri më 25 gusht të vitit 2015 dhe para nënshkrimit të marrëveshjes me Malin e Zi”, tha Mustafa për televizionin publik.

Sipas Mustafës në dy muajt e ardhshëm vendimi për Demarkacionin për vendimtar edhe në raportet e Kosovës me Bashkimin Europian për sa i përket liberalizimit të vizave.

“E kemi shansin e fundit e cila shans tani matet me muaj, me marsin eventualisht prillin, më vonë do ta kemi vështirë që këtë vit të realizojmë këtë të drejtë sepse disa vende të BE-së janë hy në zgjedhje dhe nuk merren më me Kosovën, dmth do të merren me punët e tyre të brendshme”, tha Mustafa.