Arbëri

Mot me shi e rrufe sot në Kosovë

Descriptive Text

Instituti Meteorologjik i Kosovës, ka njoftuar për motin që do mbajë sot dhe parashikimin për ditët e ardhshme. Ka njoftuar se pritet të jetë mot me vranësira dhe i ndryshueshëm.

“Vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ngrohta të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik. Në këto kushte do të mbajë mot i ndryshueshëm i përcjellë me vranësira të cilat vende-vende do te sjellin reshje shiu të intensitetit mesatar dhe lokalisht të intensitetit të lartë. Reshjet do të shoqërohen edhe me shkarkime rrufesh”, thuhet në njoftimin për media të IMK-së, transmeton Koha.net.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 18-24 gradë Celsius.

Kjo gjendje jostabile e motit pritet të vazhdoj deri në gjysmën e majit, krejt këto fenomene janë si pasojë e temperaturave të larta ekstreme që u regjistruan në muajin prill, deficitit të reshjeve dhe ndryshimeve tjera fizike që ndodhën në troposferë.