Arbëri

Daka: KQZ është i gatshëm për zgjedhjet e parakohshme

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, ka deklaruar se institucioni që ajo drejton, është i gatshëm të organizojë zgjedhjet e mundshme të parakohshme.

Në një prononcim për Ekonomia Online, Daka madje ka deklaruar se zgjedhjet e parakohshme pavarësisht gatishmërisë së KQZ-së janë gjithmonë sfiduese.

Ajo tha se në momentin që Presidenti i shpallë zgjedhjet, menjëherë e kanë për obligim të marrin masat e duhura në mënyrë që procesi zgjedhor të jetë i rregullt dhe transparent. Edhe sa i përket zgjedhjeve lokale që mbahen këtë vit, Daka ka thënë se janë të gatshëm të kryejnë të gjitha obligimet ligjore.