Arbëri

Ymeri: Rruga e Kosovës është në kundërshtim të rrugës së qeverisë

Kryetar i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka thënë se rruga e vetme që Kosova të përparojë është sovranizimi, barazia, zhvillimi dhe mirëqënia, dhe që sipas tij është në kundërta me atë që Qeveria e Kosovës e ka ndjekur.

“Rruga e vetme përpara për Kosovën është ajo e sovranizimit, barazisë, zhvillimit, mirëqenies. Kjo është një rrugë tjetër, e kundërt me atë që e kemi ndjekur tash e 9 vite. Rruga e Kosovës është në kundërshtim të rrugës së qeverisë”, ka thënë Ymeri përmes një postimi në Facebook.

Image

Ai bën të ditur se është takuar me përfaqësuesit e Komisionit për Partneritet Demokratik të Kongresit të SHBA-ve, transmeton Koha.net.

“Pata kënaqësinë sot t'i takoj, në Residencën e ambasadorit amerikan, bashkë me deputeten Puhie Demaku, përfaqësuesit e Komisionit për Partneritet Demokratik të Kongresit të SHBA-ve, në mesin e të cilëve kongresisti Peter Roskam, udhëheqës i delegacionit, dhe kongresisti demokrat David Price”, ka shkruar kreu i VV-së.

Më tutje thotë se, “me ta diskutuam për zhvillimet politike në Kosovë, e veçanërisht për pengimin e sovranizimit që Kosovës po i bëhet nga Serbia dhe dialogu me të e koncesionet ndaj saj, dhe për cenimin e territorit përmes marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi”.