Arbëri

Nismat shterpe të presidentit

Descriptive Text

Prej se është vënë në krye të shtetit, presidenti Thaçi ka ndërmarrë disa nisma.

Ka iniciuar reformën zgjedhore, dekriminalizimin e skenës politike, pastaj formimin e Komisionit për të vërtetën dhe pajtimin, dhe së fundmi edhe transformimin e FSK-së në ushtri.

Asnjëra nuk është çuar në fund, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas Presidencës, shumë prej nismave janë në prag finalizimi.

Por politologë dhe monitorues të zhvillimeve politike kanë shprehur fare pak pritje për realizimin e tyre dhe kanë theksuar se, nëse edhe në to dështon, do të pësojë rënie fuqia politike e presidentit Thaçi e bartur nga pozitat që ka pasur më herët. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.