Kthimi i Srpskas në Kuvend nuk ia garanton Qeverisë votat pro demarkacionit

Kthimi i Srpskas në Kuvend nuk ia garanton Qeverisë votat pro demarkacionit

30 mars 2017 19:12

Qeveria e Kosovës ende nuk e di se kur do ta dërgojë në Kuvend marrëveshjen e shënjimit të kufirit me Malin e Zi.

Sipas këshilltarit të kryeministrit, Bajram Gecaj, javën e ardhshme koalicioni qeverisës do të bisedojë edhe me Listën Serbe dhe më pas do të vendosë se kur do ta procedojë në Kuvend këtë marrëveshje, raporton KTV.

As partneri i LDK-së në koalicion qeverisë PDK-ja, nuk ka qëndrim se në çfarë date do të dërgohet për votim kjo marrëveshje, por paraprakisht kërkojnë të ketë konsensus politik.

Pavarësisht kthimit në Kuvend të deputetëve të Listës serbe, Qeveria nuk i ka votat as edhe të deputetëve të minoritetit serb.

Opozita në vazhdimësi ka kundërshtuar marrëveshjen e demarkimit të kufirit me Malin e Zi, përcjell Koha.net. Përveç opozitës, janë edhe disa deputetë të koalicionit qeverisës që kanë ritheksuar se do të votojnë kundër.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme