Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e dy aktivistëve të Vetëvendosjes, Arianit Beqiri dhe Gerolld Nikoliqi.
Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti ka thënë për KTV-në se të dy janë arrestuar pasi nuk kanë përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë në gjykatë. Ndërsa në njoftimin e VV-së, kjo lëvizje ka thënë se policia ia arrestoi të dy aktivistët sepse po xhironin brenda seancës gjyqësore ndaj aktivistëve të lëvizjes të dyshuar për sulmin në Kuvend.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Policia ka kërkuar që t’i identifikojë, por ata nuk kanë dhënë asnjë dokument dhe janë shoqëruar në polici për mospërfillje të urdhrave të personit zyrtar. Gjithashtu, nuk janë sjellë mirë edhe me poicët”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.