Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se policia ka arrestuar dy aktivistë të saj, Arianit Beqiri dhe Gerolld Nikoliqi, “për shkak se po merrnin pamje nga seanca gjyqësore ndaj aktivistëve të VV-së të dyshuar për sulmin në Kuvend.
VV e thotë se ky është veprim i qëllimshëm për të larguar vëmendjen nga padrejtësia që po i bëhet Adea Batushës, Atdhe Arifit, Egzon Halitit dhe Frashër Krasniqit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVetëvendosje ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të dy aktivistëve të saj dhe të hiqet dorë nga rasti për katër aktivistët tjerë.
Ky është njoftimi i VV-së:
Policia e Kosovës ka arrestuar dy aktivistë gjatë seancës gjyqësore ndaj katër aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! që po privohen tash e shtatë muaj nga liria. Aktivistët Arianit Beqiri dhe Gerolld Nikoliqi, pjesë e ekipit tonë të mediave, janë arrestuar për shkak se po merrnin pamje nga seanca gjyqësore, e cila ishte e hapur për mediat.
Një veprim i tillë, i papranueshëm, është tregues i qartë i bashkëpunimit mes policisë dhe drejtësisë së kapur, me synimin që ta largojnë vëmendjen e publikut sa më shumë nga kjo padrejtësi ndaj Adeas, Atdheut, Egzonit e Frashërit. Pafajësia e tyre është e vërteta rreth këtij rasti, e cila do të merret vesh sado që ky rast të zgjatet dhe përkundër jotransparencës së organeve të drejtësisë.
Kërkojmë lirimin e mënjehershëm të aktivistëve Arianit Beqiri dhe Gerolld Nikoliqi, sikurse thërrasim që të heqet dorë nga ky rast i montuar ndaj katër aktivistëve. Përndjekjet ndaj gjithë aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! duhet të marrin fund. Ato nuk e ndalin në asnjë mënyrë angazhimin tonë për shtet të së drejtës dhe shoqëri të barabartë.