Franca premton ndihmë për sistemin prokurorial

Franca premton ndihmë për sistemin prokurorial

30 mars 2017 14:32

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur sot në ambasadorin e Francës në Prishtinë, Didier Chabert, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.

Gjatë takimit kryeprokurori Lumezi, i tha ambasadorit Chabert se prokurorët e Shtetit janë të vendosur dhe të gatshëm që të kontribuojnë në forcimin e sundimit të ligjit, si dhe të ndërgjegjshëm për t’u përballuar me sfidat që i ka sistemi prokurorial, duke shpresuar se në këtë drejtim do të vazhdoi përkrahja e partnerëve ndërkombëtarë, me të cilët tashmë është ndërtuar bashkëpunim i mirëfilltë në realizimin e obligimeve ligjore.

Ai potencoi se është i përkushtuar në rritjen e efikasitetit në gjithë sistemin prokurorial, në luftën sa më efikase kundër krimit të organizuar, korrupsionit, si dhe veprave tjera penale, duke shtuar se sfidë kryesore e Prokurorit të Shtetit mbetet luftimi i korrupsionit, krimit të organizuar, krimeve ekonomike, terrorizmit dhe krimeve të luftës.

Ambasadori Chabert, shprehu gatishmërinë e tij dhe të vendit të tij, për ta ndihmuar sistemin prokurorial të Kosovës në të gjitha çështjet që Franca mund të kontribuojnë, me qëllim të rritjes së efikasitetit të këtij sistemi. Konkretisht ambasadori Chabert ofroi ndihmë nga Ambasada e Francës në Prishtinë në ngritjen e kapaciteteve të prokurorëve, duke i trajnuar ata në fusha të ndryshme.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme