Një delegacion i Kosovës në Gjermani

Një delegacion i Kosovës në Gjermani

30 mars 2017 12:07

Delegacioni i Grupit të Miqësisë Kosovë - Gjermani, i udhëhequr nga nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, po qëndron në një vizitë treditore ne Gjermani, me ftesë të kryetarit të Grupit Parlamentar të Miqësisë për Evropën Juglindore, Stephan Albani, deputet i Bundestagut Gjerman, njofton kumtesa nga Kuvendi, transmeton Koha.net.

Delegacioni realizuar takime në Berlin. Atje edhe deputetin Thorsten Frei, i cili është raportues për Kosovën në Komisionin për punë të Jashtme dhe në Komisionin e BE-së, Joachim Falenskin dhe bashkëpunëtorë tjerë të Grupit punues të Ballkanit Perëndimor të Fraksionit CDU/CSU.

Takimet e delegacionit kanë vazhduar edhe me drejtorin e zyrës së Berlinit të Grupit bankar KfW, Leon Macioszek, si dhe me përfaqësuesin e Fondacionit Konrad Adenauer, Florian Feyerabend.

Në përbërjen e delegacionit të Kuvendit të Kosovës, bëjnë pjesë: Xhavit Haliti, Slobodan Petroviq, Safete Hadergjonaj, Blerta Deliu Kodra, Agim Kikaj, Pal Lekaj dhe Rexhep Selimi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme