Arbëri

Krejt çfarë ndodhi sot në protestën–vërejtje të mantelbardhëve

Të ngulfatur nga pamundësia për të bërë punën siç duhet, mjekë e infermierë ndalën punën në të gjitha nivelet nëpër institucionet publike, raporton KTV.

Protesta njëorëshe ka qenë vetëm vërejtje ndaj zyrtarëve, të cilët nuk po arrijnë t’i plotësojnë kushtet që kanë mantelbardhët, të cilëve për pak ditë do t’u përfundojë kontrata e do të mbeten të papunë.

Ky është edhe një shqetësim tjetër i mjekëve, të cilët kanë theksuar se kuadrot e reja po largohen nga Kosova.

Selmani ka thënë se nuk do të heqin dorë nga kërkesat që kanë dhe se nuk përjashtohet mundësia që nëse nuk merren parasysh, të futen në grevë të përgjithshme.

Javën e kaluar ata zhvilluan një takim me ministrin Rrahmani, i cili u premtoi se do të merren parasysh disa prej kërkesave, por sindikalistët kishin kërkuar një takim edhe me kryeministrin, e që nuk u arrit të realizohet për çka edhe u mbajt protesta paralajmëruese.