Arbëri

Afaristët francezë shprehin interesim të investojnë në turizëm dhe hoteleri

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti sot në takim afaristin nga Franca, Pascal de Pingon, përfaqësuesi kompanisë Accor Hotels dhe Roger Forneris, drejtor i Projekteve në Aeroportin e Lyonit, të cilët ishin të shoqëruar nga kryetari i Odës Ekonomike Gjermane,Fadil Hoxha.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se temë takimi ishte mundësia e investimeve në Kosovë, veçanërisht në sektorin e turizmit dhe hotelerisë, transmeton Koha.net.

Më tutje thuhet se Bajrami i informoi afaristët rrethreformave që Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë me qëllim të përmirësimit të ambientit të të bërit biznes dhe krijimit të lehtësirave për investime.

Bajrami, po ashtu, informoi afaristët edhe për mundësitë që ofron Ligji për Investime Strategjike në krijimin e investimeve të reja në Republikën e Kosovës.

Afaristët nga Franca u shprehën se Kosova ofron mundësi shumë të mira për investime dhe se ata janë të interesuar për të zgjeruar aktivitetet e tyre në Republikën e Kosovës.