Arbëri

Veliu vizitoi Haradinajn në Francë

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, i cili po merr pjesë në Sesionit Pranveror të Kongresit të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Evropës, ka vizituar kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në Strasburg të Fraancës.

Veliu, i cili në cilësinë e nënkryetarit të Asociacionit të Komunave të Kosovës po merr pjesë në Sesionin Pranveror të Kongresit të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Evropës në Strasburg, ka vizituar kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili po mbahet i ndaluar nga autoritetet franceze sipas një urdhër-arresti nga Serbia.

Kryetari i Podujevës shprehu bindjen se gjyqësia franceze do të marrë vendimin e duhur dhe Haradinaj së shpejti do të kthehet në Kosovë.

Bashkë më kryetarin Veliu, në vizitë Haradinajt ishin edhe kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Naim Ismajli dhe Sazan Ibrahimi – Drejtor Ekzekutiv i AKK-së.

Përndryshe, delegacioni i AKK-së po merr pjesë në Sesionin e 36 – të Pranveror të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Evropës, i cili këtë vit ka temë “Politikat decentralizuese për një integrim të suksesshëm të emigrantëve”.

Gjatë këtij sesioni delegacioni i komunave të Kosovës ka zhvilluar takime me shumë përfaqësues të pushteteve lokale nga Evropa.

Në fokus të takimeve ishin çështjet që kanë të bëjnë me funksionimin e pushtetit lokal, ngritjes së kapaciteteve, shkëmbimit të përvojave dhe implementimi i Kartës Evropiane mbi Vetëqeverisjen Lokale.