Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kërkohen sqarime për Ligjin për pagat

Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, në mbledhjen e sotme, ka diskutuar për Ligjin për pagat.

Mahir Yagcilar, ministër i Administratës Publike, ka thënë se tërheqja e Ligjit për paga është bërë nga Qeveria në mënyrë që ky ligj të vijë në pako me dy ligje të tjera.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo sipas tij është bërë që ky ligj të bëhet në harmonizim me dy ligje të tjera, raporton “Koha Ditore”.

Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj, ka kërkuar sqarime lidhur më Ligjin për paga, pasi sipas tij, “dje ka pasur super lajme se deputetëve po iu rritet paga”.

Pas këtij lajmi ai ka thënë se doli, siç e ka quajtur ai, ““supermeni Kadri Veseli që tha se nuk do të lejojë që të rriten pagat”.

Brahimaj ka thënë se është mirë të sqarohet kjo çështje.

Edhe deputeti Zenun Pajaziti nga PDK, kërkoi sqarime rreth kësaj teme. Ai ka pyetur se a janë afër me këtë ligj.

Shqipe Pantina, nga Vetëvendosja ka thënë se është shqetësuese ajo që ka dal dje në media.

“Ajo që u raportua dje u keqpërdor pa të drejtë edhe nga kryetari i Kuvendit”, tha Pantina.