Arbëri

Kryetari i Pejës synon postin e kryeministrit nga radhët e LDK-së

Foto: Ilustrim

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), është e gatshme për zgjedhje

Ai në një emisionin RTV Dukagjini ka thënë se ai duhet të jetë kandidat i LDK-së për kryeministër.

“Besoj që unë duhet të jem kandidat për kryeministër. Kam qeverisur mirë dhe kam fituar pa balotazh. Nuk shoh ndonjë kandidaturë tjetër”, tha Muhaxheri.